Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Vrau 29 vjeçarin te marketi në “Vasil Shanto”, “zbërthehet” ish-polici Arbër Sula: Ai me shokët më sulmuan, por s’mund të rrija më në arrati

spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shikoni në foto është Arbër Sula, ish-efektivi i Policisë së Shtetit i vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.2 në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Ai akuzohet se më datë 14 dhjetor 2021 ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 29 vjeçarin Jurgen Duka, pas një sherri banal në një market në “Vasil Shanto”.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Sula ka thënë se viktima dhe shokët e tij e kishin sulmuar ndaj dhe ai për t’u vetëmbrojtur kishte nxjerr armën e shërbimit duke hapur zjarr. Madje, ish-polici është shprehur se nuk mund të qëndronte më në arrati pasi po i sillte shqetësime familjes.

“U dorëzova sepse e kuptova që nuk mund të vazhdoja më në arrati pasi po i sillja shqetësime familjes. Krimin e bëra nga paniku pasi më sulmuan viktima dhe shokët e tij në market”, ka thënë ish-polici Arbër Sula para hetuesve, kur është vetëdorëzuar.

Ne po risjellim pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket qartë momenti kur dy grupet e të rinjve debatojnë me njëri-tjetrin se kush do të paguajë i pari, dhe pas disa sekondave aty “kërcet” pistoleta, shkruan newsbomb.al. Një plumb në gjoks rezultoi fatal për 29 vjeçarin. Jurgen Duka ra në tokë dhe humbi jetën.

“Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr.2, është vetëdorëzuar shtetasi Arbër Sula, (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit) shtetasin Jurgen Duka, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi dje në mbrëmje Policia e Tiranës.

Më shumë


spot_img









spot_img