Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau 28-vjeçarin dhe i plagosi vëllain, Prokuroria kërkon burgim përjetë për Arditin

Shkruar nga Newsbomb
Vrau 28-vjeçarin dhe i plagosi vëllain, Prokuroria kërkon

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili akuzohet për vrasjen e Florenc Kovaçit dhe plagosjen e Mikel Kovaçit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Ardit Hida  goditi me thikë dy vëllezërit Kovaçi duke lënë të vdekur Florenc Kovaçin, ndërkohë që mbeti i plagosur vëllai i tij Mikel Kovaçi.

"Mollë sherri” mes tyre ka qenë një vajzë, për të cilën janë konfliktuar disa të rinj, ku dhe janë përdorur armë të ftohta, të cilat kanë sjellë si pasojë vdekjen e 28- vjeçarit.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal në dëm të viktimave F.Kovaçi dhe M.Kovaçi.

Ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaçi, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaçi dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaçi.

Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave, nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese