Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vrau 27-vjeçarin në Mykonos për 100 euro, viktima dhe autori ishin shokë dhe kishin jetuar në një shtëpi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Mykonos dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë një 27-vjeçar, pasi u qëllua me thikë në zemër nga bashkëkombasi i tij.

Mediat greke kanë zbuluar detaje në lidhje me konfliktin që çoi në ngjarjen tragike. Mësohet se autori i ngjarjes është një 29-vjeçar shqiptar së bashku me katër 22-vjeçarë dhe një 27-vjeçar.

Autori dhe viktima më parë kanë qenë shokë dhe kanë jetuar në një shtëpi, ku ndanin edhe qiranë. Mirëpo dy ditë para se të ndodhte ngjarja 29-vjeçari pas një debati me viktimën për qiranë konkretisht 100 euro është larguar përfundimisht nga banesa, duke mos rënë dakord që të paguante muajin.

Pas kësaj, miqtë e tyre të përbashkët u përpoqën t’i gjenin dhe kështu ata caktuan një takim. Por gjërat morën një kthesë tjetër. 29-vjeçari së bashku me katër miq të tjerë arritën në pikën e paracaktuar dhe në vend që mosmarrëveshjet të zgjidheshin me dialog, ata u përplasën fizikisht dhe vranë 27-vjeçarin.

Policia ka bërë të munduar arretimin e autorëve.

Më shumë

spot_img
spot_img