Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Vrau 130 persona në sulmet terroriste, autori ngjarjes makabre në Paris “zbulon” arsyen e krimit të rëndë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

I akuzuari kryesor që po gjykohet për sulmet terroriste në Paris të vitit 2015 që lanë 130 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur ka pranuar rolin e tij në krim. Ai tha se sulmi u krye në shenjë hakmarrje për sulmet ajrore franceze kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

I pandehuri, Salah Abdeslam, gjatë gjithë periudhës së hetimeve ka qëndruar i heshtur. Por, gjatë dëshmisë së tij më 15 shtator në sallën e gjyqit në Paris tha se nuk kishte “asgjë personale” ndaj viktimave të tij.

“Ne luftuam Francën. Ne sulmuam Francën. Ne shënjestruam popullatën civile. Nuk ishte asgjë personale kundër tyre. Unë e di që deklarata ime mund të jetë tronditëse, por nuk ka të bëjë me nguljen e thikës më thellë në plagë, por të jesh i sinqertë ndaj atyre që vuajnë nga pikëllimi i madh”, tha ai.

Më 13 nëntor të vitit 2015 nëntë persona të armatosur dhe kamikazë që ishin pjesëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) sulmuan disa vende njëkohësisht në Paris dhe rreth tij. Ata kishin në shënjestër tifozët në një stadium futbolli, klientët e kafeneve dhe njerëzit në sallën e koncerteve Bataclan.

Kjo ishte dhuna më vdekjeprurëse në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Abdeslam ishte i vetmi i mbijetuar i celulës së IS-it, e cila përbëhej kryesisht nga qytetarë francezë dhe belge. Gjatë sulmit jeleku i tij vetëvrasës nuk funksionoi, shkruan REL.

Pastaj ai iku në Bruksel ku u arrestua disa muaj pas sulmit.

Për këtë sulm janë duke u gjykuar edhe nëntëmbëdhjetë të pandehur të tjerë, përfshirë gjashtë në mungesë. Dy prej tyre akuzohen se kanë ndihmuar Abdeslamin të ikë në Belgjikë.

I njëjti rrjet IS-it sulmoi aeroportin dhe metronë e Brukselit në mars të vitit 2016 duke vrarë 32 persona. Një nga të pandehurit që po gjykohet në Paris, Mohammed Abrini, më 15 shtator pranoi se kishte marrë pjesë në sulmet në Bruksel.

Planifikuesi i dyshuar i sulmit në Paris, Abdelhami Abaaoud, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në periferi të Parisit më 18 nëntor 2015.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img