Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasjet për grabitje në Selitë, gjykata lë autorin edhe 30 ditë në burg

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë sërish në burg, pronarin e vilës në Selitë, që vrau dy persona Brenda në banesën e tij me pretendimin se kishte vepruar për vetëmbrojtje pasi kishin hyrë për ta grabitur.

Flamur Ymeri vrau dy persona në vilën e tij në Selitë ndërsa ishte vetë ai që denoncoi ngjarjen te uniformat blu, dhe u rrëfeu versionin e tij të asaj që ndodhi.

Adnand Luli dhe Ervin Shaba, respektivisht 26 dhe 22 vjeç humbën jetën në këtë ngjarje. Prokuroria e akuzon Ymerin për “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes së nevojshme”. 45 vjeçari akuzohet si autor i vrasjes se Ervis Shabës dhe Adnant Lulit, dhe përvec hetimit për grabitje, prokuroria po heton edhe një konflikt të mundshëm për cështje parash me fajde mes Ymerit dhe famijes së Ymer Shabës.

Të dhënat e policisë tregojnë se viktimave iu konstatua plumb në kokë, por në masakt që iu gjetën në kokë nuk ka shenja plumbash, një ngjarje e cila mbetet ende e veshur me mister. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll