Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
2.6kmh
20 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Vrasjet në vend, reagon Meta: Policia e specializuar për mbledhje gëzhojash, e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me strukturat në Elbasan.

Ish-presidenti u ndal tek ngjarjet kriminale në vendin tonë, duke u shprehur se Policia është e specializuar vetëm për mbledhje gëzhojash, kjo për shkak se krimi sipas tij është e lidhur me politikën.

Meta:  Në Elbasan 67% punojnë në bujqësi. Peshën më të madhe të ekonomisë në Elbasan e ka bujqësia. Ju e dini se çfarë goditje ka marrë kjo fushë. Rritja e naftës dhe inputeve ka rritur kostot për prodhimet. Elbasani sot rezulton  një nga qarqet më të varfra, është braktisur nga qeveria.

Ky qytet është kthyer në një qytet demonstrimi të forcës dhe dhunës, kjo është përgjegjësi e kryeministrit aktual. Qytetarët e Elbasanit kane qenë dëshmitarë për këtë. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri, përfshirë dhe qytetin tuaj.

Në 8 muaj dyzet e ca atentate. Specializimi i policisë kohët e fundit është mbledhja e gëzhojave, pasi policia është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën. Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë.

Arsimi ka marrë një goditje të rëndë, çdo vit mbyllen shkolla dhe degë të reja. 74% e të rinjve duan të ikin sepse nuk e shohin këtu të ardhmen e tyre.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img