Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vrasjet në Qipro, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Drejtësisë në Qipro, Ionas Nicolaou, dha dje dorëheqjen. Ky vendimim i ministrit erdhi pas protestave dhe thirrjeve publike rreth vrasjes së të paktën shtatë grave.

“E informova Presidentin e Republikës se po jap dorëheqje për shkak të ndjeshmërisë politike”, tha ministri Nicolaou.

Nicolaou dorëzoi dorëheqje te presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, i cili tha se Nicolaou nuk ishte përgjegjës për rastet, por dha dorëheqje për shkak të “ndjeshmërisë politike” të tij.

Sakaq, oficeri ushtarak grek Nikos Metaxas, 35-vjeçar, ka pranuar se ka vrarë shtatë gra të huaja, përfshirë edhe dy vajza.

Ai u arrestua më 14 prill në një hetim për vrasje të nisur pasi 39-vjeçarja Mary Rose Tiburcio nga Filipinet u gjet e vdekur në perëndim të Nicosias.

Janë gjetur mbetjet mortore të katër grave ndërsa policia ende po kërkon kufomat e tre viktimave tjera.

Të gjitha viktimat ishin gra emigrante që kishin ardhur në Qipro për të punuar. Administrata e Qipros kërkoi ndihmë nga ekspertët britanikë për rastin e vrasësit serial që u etiketua si rasti i parë i këtillë në ishull.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll