Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Vrasjet kriminale, kulivimi i lëndëve narkotike dhe ndërtime pa leje, zbardhet takimi i Veliut me drejtorët e policisë: Të veprojnë me tolerancë zero

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët Qendrorë e Vendorë dhe shefat e Komisariateve në vend.

Në qendër të diskutimit ka qenë parandalimi i ngjarjeve kriminale, kultivimi i kanabisit dhe ndërtimeve pa leje.

Veliu i “prerë” ka kërkuar reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.  

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime.  

Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, theksoi drejtori i PSH.

Më shumë

spot_img
spot_img