Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasjet HORROR të dy të miturve, reagon Majlinda Bregu: Pushofshi në paqe! Shumë të vegjël për të ditur se përbindshat kanë fytyrë njeriu

Shkruar nga Newsbomb
Vrasjet HORROR të dy të miturve, reagon Majlinda Bregu: Pushofshi

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, ka reaguar në lidhje me dy vrasjet e bujshme të së dy të miturve, Mateos në fshatin Grecall të Fierit dhe Mattiasit në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bregu shkruan se nuk duhet të presin pendim nga 38-vjeçari Klodian Çalamani i cili vrau 8-vjeçarin Mateos.

Sipas Bregut asnjë kafshë nuk pendohet që ka vrarë, pasi asnjë kafshë, përveç njeriu nuk e “dallon të mirën nga e keqja”,

“Mateo e Mattias❤️❤️,

pushofshi në paqe??

Shumë të vegjël e të pafajshëm për të ditur se përbindshat e vërtetë kanë fytyrë njëriu???

Dhe ju lutem! Mos prisni pendim nga Çalamani!

Se ky është detaj vetëm për të shfryrë kujën në portale.

Asnjë kafshë nuk pendohet që ka vrarë, sepse asnjë kafshë, përveç njeriut, nuk e dallon të mirën nga e keqja.

 Psikopatë, monstra, vrasës jetojnë mes njerëzve kudo,por si funksionon sistemi për të parandaluar nga historia personale e vrasësit,  deri tek gjurmimi edhe pas dënimit, nuk është kudo njësoj!”, shkruan Bregu.

Kujtojmë se Mateo Vasiu ditën e djeshme u rrëmbye dhe më pas u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili aktualisht ndodhet nën arrest, ndërkohë që trupi i pajetë i të miturit është përcjellë ditën e sotme mes dhimbjes dhe lotëve drejt banesës së fundit.

Ndërsa, Mattiasi me origjinë shqiptare u vra në Itali nga babai i tij Mirko Tonkov duke i prerë fytin me thikë kuzhine.

Krimi ndodhi në shtëpinë ku Mattias jetonte vetëm me nënën e tij pasi Gjykata e Viterbos kishte vendosur që 44-vjeçari mos ti afrohej banesës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll