Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasjet e Dan Hutrës, motra e tij kërkon mbrojtje, ka frikë nga hakmarrja

Shkruar nga Newsbomb
Vrasjet e Dan Hutrës, motra e tij kërkon mbrojtje, ka frikë nga

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin pak ditë më parë, pasi Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

Kjo ngjarje ka shkaktuar frikë dhe te famijarët e Dan Hutrës. Bëhet me dije se motra 53-vjeçe, e vrasësit të grave ka shkuar në polici së bashku me djalin dhe ka kërkuar mbrojtje pasi i druhen hakmarrjes për shkak të lidhjes së gjakut.

Ajo është shprehur se prej vitesh nuk kishte marrëdhënie të afërta me Hutrën, por që është e frikuar se mos hakmerren me të dhe djalin e saj për shkak të lidhjes së gjakut.

Dan Hutra, 41 vjeç ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë, katër ditë më pare. Ai shkoi me kallashnikov në shtëpinë e ish bashkëjetueses dhe plagosi, Elena Hysën, 35 vjeçe, ish-bashkëjetuesja, Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e ish-bashkëjetueses, ndërsa ndërruan jetë Mevlute Hysa, 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Më pas ai vrau edhe Etleva Kurti, pasi me vëllain e saj, Vladimir Kurtin kishte pasur konflikte në burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese