Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Vrasjet e 21 janarit ndodhën për 15 sekonda”, HABIT gazetari: Benz me targa gjermane poshtë shtëpisë së Berishës për atentat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha u shpreh në “Log” se momenti i sulmit me armë që prodhoi katër viktima dhe 13 të plagosur ka ndodhur në të njëjtën kohë përreth zonës ku ishin vendosur protestuesit.

Ai deklaroi se vrasjet u shënuan dy orë e gjysmë pasi kishte filluar protesta duke nënvizuar se garda i druhej faktit se në momentin kur të errësohej do qëllohej me armë nga turma.

Hoxha tha se autoritetet kishin informacione se përballë shtëpisë së Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti” ishte parkuar një automjet tip Benz me targa gjermane për të bërë atentat, por kjo sipas tij nuk u provua kurrë.

Artan Hoxha: Ai me pistoletë i futur në rreth është komandanti i gardës., Tjetri është Agron Malaj. Këta e kishin me xham helmetën ushtarake. 5 efektivë kanë pasur atë ditë MP5. Oficeri drejtues e mban automatikun gjithmonë lart. MP5 kishin shumë pak atë ditë. Vrasja e Faik Myrtajt është verifikuar që është bërë nga arma e Ndrea Prendit. Është hapur zjarr njëkohësisht. Qëllojnë shefat ndërsa vartësit nuk reagojnë. Opozita atë natë thoshte që janë vrarë me snajper, por snajperat në Shqipëri nuk qëllojnë në turmë. Nga 13 të plagosurit kanë shpëtuar rastësisht. Njëri e ka pasur plumbin në brinjë, tjetri në shpatull. Zjarri u hap në të njëjtën kohë dhe në formë rrethore. Ka nisur nga kryesia e kuvendit. Armët janë të gjetura. Jo të të 5 MP5 kanë qëlluar.

Armët që kanë shkaktuar vdekjen janë 2. Ai që qëllon me MP5 e ndërron karikatorin. Ai e hedh të parin dhe ka një kënd gati 90 gradë. Kjo gjë nuk e justifikon. Vrasjet kanë ndodhur 2 orë e gjysmë pasi ka filluar protesta. Vrasjet kanë ndodhur kur garda nuk kishte më trupa rezervë për të mbajtur situatën nën kontroll. Garda thotë se kishin informacione se po të binte nata protestuesit do qëllonin me armë zjarri. U qëllua në turmë që turma të mos afrohej më aty. Derisa kanë ndodhur vrasjet janë përdorur për 40 minuta fishekë ushtarakë. Vetëm ai fragmenti 5-10 sekonda kemi një perde zjarri, katër të vrarë dhe 13 të plagosur. Ekspertiza ka bërë gafën më të madhe duke dashur t’i mbrojë dhe u ka bërë gropën.

Berisha dhe Ndrea Prendi dolën në një intervistë në të njëjtën kohë. Dhanë alibi për ngjarjen. Në asnjë moment nuk ka dalë që është qëlluar dritarja e kryeministrit. Predhat nuk janë mbi muret e kryeministrisë. Ata kishin informacion që një Benz me targa gjermane ishte parkuar para shtëpisë së Berishës për të bërë atentat. Por kjo nuk u provua.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img