Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasje të inskenuara si vetëvrasje, eksperti: Fëmija tregoi se mamin e shtyu babai

Shkruar nga Newsbomb
Vrasje të inskenuara si vetëvrasje, eksperti: Fëmija tregoi se

Fenomeni i vetëvrasjeve është kthyer në një shqetësim të madh në vendin tonë, pasi vetëm në muajin e parë të vitit janë kryer disa vetëflijime.

Ngjarjet tragjike kanë bërë bujë në media dhe në opinionin publik, por jo të gjitha zbardhen plotësisht nga policia.

Eksperti i kriminalistikës ngre dyshime se ka vetëvrasje të cilat nuk zbardhen plotësisht dhe ka pasur raste që pas disa hetimeve kanë rezultuar vrasje. Karamuço në ‘Top Talk’ ka treguar një rast se si një vetëvrasje në një qytet bregdetar, dyshohet në fakt se është vrasje.

Fëmija i çiftit sipas ekspertit, ka deklaruar se nënën e shtyu babai drejt vetëvrasjes.

“Një prokuror më ka kontaktuar për një rast të ngjashëm në një qytet bregdetar pasi ishte ne dilemë. Veprimet nga policia nuk ishin të plota. Ndërsa fëmija thoshte mamanë e shtyu babi. Faktorët janë në vendngjarje, ku shtyhesh do të kapësh. Duhet të gjurmojnë thonjtë, fibrat e një personi tjetër që janë pjesë e një dhune të freskët nga zënka në momentin final." - tha Karamuço.

E rëndësishme tha Karamuço është që policia të kryejë veprime të plotë dhe të mos bazohet vetëm në dëshmitë e familjarëve

Telefonat e viktimës dhe sulmuesit duhet të kontrollohen nëse janë të njëjtin vend. Shkaktimi i vetëvrasjes është e vështirë për tu provuar.

Rasti i qytetit bregdetar tregon se policia duhet të hetojë dhe marrë provat e plota, duhet të shihen konfliktet si kanë qenë. Ka një tendencë në rritje vrasjesh që fshihen nga një vetëvrasje“ - tha ndër të tjera profesori i kriminalistikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese