Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vrasje për motive banale, qëllohet për vdekje me armë 32- vjeçari në Sarandë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edmond Mehmeti, 32 vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën pas plumbit të marrë drejtpërdrejt në zemër. Policia sakaq, ka dhënë detaje të tjera duke informuar se 32 vjeçari mund të jetë vrarë nga shtetas kosovarë pas një zënke një natë më parë në lokal për motive banale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Turizëm-Kanali Çukës. 32 vjeçari me profesion marangoz është qëlluar jashtë automjetit të tij tip “Peugeot”  dhe trupi i tij ka mbetur shtrirë në vendngjarje derisa policia është njoftuar. Ende nuk janë identifikuar autorët por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Deklarata zyrtare e policisë

“Më datë 10.07.2015 rreth orës 01:05, nga Policia e Sarandës është marrë njoftimi se në rrugën Sarandë-Ksamil, në afërsi të një hoteli është qëlluar me armë zjarri! Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë të cilët kanë kryer veprimet e para proçedurale nga ku ka rezultuar se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin: • Edmond Theodhori (Mehmeti), 32-vjeç, banues në Sarandë. Nga Policia është bërë rrethimi i zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe ku mendohet se fshihen autorët e dyshuar, gjithashtu po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë patur ky shtetas. Në Komisariatin e Policisë Sarandë deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona. Në lidhje më këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Drejtorisë së Policisë Vlorë Kundër Krimeve te Rënda në bashkëpunim me Prokurorë të Prokurorisë Sarandë. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe kontrollet në terren për kapjen e tyre”

Më shumë

spot_img
spot_img