6 persona kanë humbur jetën, midis tyre edhe një fëmijë 10 deri 12 vjeç, në mënyrë makabre në Chicago të SHBA-së. Policia i ka gjetur ata në shtëpinë e tyre të therur me thikë.
Ende nuk janë mësuar shkaqet e vrasjes së 6 personave, ndërsa policia i ka gjetur viktimat në shtëpinë e tyre, pasi janë lajmëruar se një nga ata nuk ishte paraqitur në punë për disa ditë, raporton CNN.
4 nga viktimat janë burra, një është femër dhe një femijë i moshës 10 deri 12 vjeç. Sipas CNN, dy nga viktima janë të moshuar, por nuk është publikuar mosha apo emrat e tyre, ndërsa mediat lokale, kanë raportuar se krimi ka ndodhur disa ditë më parë.