Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Vrasje e paguar dhe paralajmëruar POLITIKE”, Sandër Lleshaj reagon për ngjarjen në Elbasan: Ndaloni çmendurinë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Lleshaj thotë se kjo ngjarje ka të gjitha tiparet e një vrasjeje të paguar dhe të paralajmëruar politike.

Reagimi i plotë i ish-ministrit Lleshaj:

NDALONI ÇMENDURINË!

Krimi i sotëm në Elbasan duket se i ka të gjitha tiparet e një vrasjeje të paguar dhe të paralajmëruar politike.

Asgjë nuk mund të justifikojë një turp të tillë.

Në këto çaste tronditëse është me shumë rëndësi që:

Prokuroria të marrë masa energjike për të ndaluar urgjentisht urdhëruesit dhe mbështetësit e kësaj vrasjeje si dhe të atyre që nxisin për të tjera. Nuk mjafton kurrësesi vetëm arrestimi i ekzekutorëve të paguar për këtë gjë, të cilët janë jo vetëm kriminelë, por edhe viktima të verbra të punëdhënësve të tyre partiakë.

Partitë politike të distancohen qartë nga aktet e dhunës dhe të ndërhyrjes së paligjshme në zgjedhje si dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.

Personat me përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike, në emër e për llogari të të cilëve kanë vepruar vrasësit, duhet të largohen një minutë e më parë nga gara zgjedhore me dorëheqje apo përmes ndërhyrjes së organeve përgjegjëse për këtë.

Media të pengojë dhe parandalojë përhapjen e zërave të çmendur që bëjnë thirrje për dhunë dhe destabilizim.

Qytetarët të ndahen nga përfaqësuesit partiakë që inkurajojnë dhunën për qëllimet e tyre të mbrapshta.

Shqipëria është në një moment të rëndësishëm politik. Askush nuk mund të lejohet që për qëllime të ulta personale të përdhosë zgjedhjet dhe të gjakosë vendin dhe të ardhmen e tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img