Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

“Vrasje dhe plagosje me paramendim”, ekstradohet nga Britania 41 vjeçari shqiptar

Lajme të ngjashëm

Një 41-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot nga Britania. Transferimi i Emiraj Hysajt është bërë për të kryer dënimin në Shqipëri.

Ekstradimi i tij është bërë nga Zyra Kombëtare e Interpol Tiranës pasi Ministria e Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë ka miratuar transferimin e të dënuarit Emirjan Hysaj për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga Gjykatat Angleze.

Ky shtetas është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” i dënuar me 21 vjet e 4 muaj burg nga të cilat ka vuajtur 8 vite dhe pjesën tjetër të mbetur do e kryej në institucionet e vuajtjes së dënimit në Republikën e Shqipërisë.

Ky shtetas i’u dorëzua patrullës së Policisë së Burgjeve për dërgimin e tij në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit për kryerjen e dënimit të mbetur 13 vite e 4 muaj burg


Më shumë