Zv.drejtoi i Policisë kosovare, Fehmni Hoti ka thënë se sulmet ndaj policisë së Kosovës mund të jenë kryer edhe anëtarë të grupit mercenar Wagner.
Hoti u shpreh për mediet në Kosovë se ka raportime për lëvizje të pjesëtarëve të grupit Ëagner në kufi, por asgjë nuk është e konfirmuar. Ai bën me dije se autoritetet kosovare po koordinohen me KFOR.
“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, deklaroi Hoti.
Sot, persona të maskuar dhe armatosur në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë kishin vendosur dy mjete të rënda kamion duke bllokuar kështu hyrjen në fshat. Policia menjëherë është nisur drejt vendit ku ishte bllokuar rruga, ku janë hasur me sulmin me armë zjarri dhe granata dore.
Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët ka humbur jetën, Afrim Bunjaku.