Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja që tronditi Islandën, Gjykata dënon me 16 vite burg Angjelin Sterkajn, ekzekutoi në mes Rekjavikut shokun e tij

Shkruar nga Newsbomb

Angjelin Sterkaj, autori i vrasjes së shqiptarit Armando Beqiri në Islandë, është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata atje. Ngjarja ndodhi në 13 shkurt 2021 në kryeqytetin e vendit, Reykjavik.

Autori u arrestua shumë shpejt, për 3 ditë, dhe para hetuesve pranoi se e kishte kryer ai vrasjen për arsye personale që i dinte vetëm ai dhe viktima. Policia islandeze pas ngjarjes deklaroi se Armando Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar. Shkak i vrasjes dyshohet se u bë prishja e pazareve të drogës.

Vendimi për Angjelin Sterkajn është marrë më 21 tetor 2021. Ndërkohë, tre personat e tjerë të akuzuar, dy burra dhe një grua, janë liruar nga akuzat e prokurorisë. Ata akuzoheshin si bashkëpunëtorë në krim.

Dënimi u shqiptua në Gjykatën e Qarkut në Rejkjavík. Sterkaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por më parë kishte rrëfyer vrasjen e Beqirait, duke pretenduar se këtë e kishte bërë për vetëmbrojtje.

Përveç dënimit me burg, Sterkaj duhet t'i paguajë të vesë së Armando Beqirit, dy fëmijëve të tyre dhe prindërve të të tij shuma të ndryshme dëmshpërblim. Raporti i policisë numëronte rreth 2000 faqe dhe dhjetëra dëshmitarë dolën para një gjyqtari të çështjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese