Hapësire reklamuese

Politikë

Vrasja për shezlongët në Velipojë, ministri Çuçi “ua kalon topin” institucioneve të tjera: Përgjegjësia është shumë e gjerë, Policia nuk e çarmatos dot e vetme popullin

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja për shezlongët në Velipojë, ministri

“Nuk e bën dot e vetme Policia e Shtetit çarmatosjen e popullit shqiptar të armatosur në ’97.” Kështu shprehet ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, teksa u pyet për ngjarjen që tronditi Velipojnë në orët e para të ditës së djeshme, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Çuçi tha se përgjegjësia për këtë rast ishte shumë e gjerë, duke “e kaluar topin” te institucionet e zbatimit të ligjit, por dhe të tjera.

“Përgjegjësia është shumë e gjerë. Por padiskutim është dhe përgjegjësi e Policisë. Por secili ka përgjegjësitë e veta. Unë nxora nga protokolli im, rastin e të dënuarëve të fundit, në lidhje me një çështje sensibël që ka dalë në opinionin publik, që është armëmbajtja pa leje”, tha ministri.

Ai theksoi përsëri në konferencë për mediat se nuk mund të lihet i lirë një person i kapur nga Policia me armë pa leje.

“Po të pyesësh shqitarët sot, që një person i rrezikshëm kapet në flagrancë ne rrugë me pistoletë me 6 fishekë në krehër dhe një në fole. Kodi Penal thotë dënohet me minimumi 3 vite dhe maksimalisht 7. Të gjithë do thonë të dënohet me 7 vite. Ky është një reflektim që duhet ta ketë dhe sitemi gjyqësor.

Si mund ta çosh këtë njeri në shtëpi dhe të rrijë rehat, kur ka qenë gati për të vrarë një njeri. Prandaj ka shumë rëndësi të funksionojnë të gjitha hallkat. Si ministër, unë do doja të mos kishte asnjë vrasje, asnjë aksident”, shtoi ministri i Brendshëm.

Gjithashhtu, gazetarët e pyetën Çuçin për propozimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili kërkoi që aksidentet me pasoja fatale të quhen vrasje dhe jo aksidente.

“Kjo është një gjë që duhet ta zgjjidhin profesionistët. Nëse mund të quhet vrasje apo jo. Nuk mund t’i përziejmë se dalim nga shkenca penale. Ne e kemi rritur nivelin e dënimit kur kemi aksidente të tilla, dhe dënimin e kemi bërë si për vrasje. Për aksidentet me vdekje parashikohet sikur ke vrarë një njeri”, shtoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll