Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja në Tiranë, flet për herë të parë vëllai i Aldison Belulajt

Shkruar nga Newsbomb

Flet vëllai i Aldison Belulajt në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë. Vëllai i 23-vjeçarit ka thënë për news24 se Aldisoni dhe Ariela ishin të lidhur. Ndërsa theksoi se prindërit shkuan për ti kërkuar dorën në shtëpi.

Më pas ai ka shtuar se nuk ka patur konflikt mes tyre dhe se Aldisoni është një tip i mbyllur. Po ashtu vëllai i të riut e ka mohuar që Aldisoni të ketë kërcënuar me vrasje Arielën.

Aldison Belulaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Ariela Muratin dhe më pas qëlloi edhe veten pranë Fakultetit të Mjekësisë. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë një refuzim ng ana e Arielës.

Aldisoni ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu