Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
0kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
10 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Vrasja në Shkodër, Berisha ngre akuza të forta: Maskat takim me Ramën dhe Bushatin për të dëgjuar porositë  

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Berisha e konsideron ngjarjen si një operacion të “forcës së krimit” që godet Shkodrën.

“Maskat ekzekutojnë një banor dhe plagosin rëndë një tjetër në qytet. Maskat largohen për në mbledhjen e organizatës kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin për të dëgjuar porositë e Kallam Dështakut për konkurrencën me kallashnikov”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se pak minuta më parë qyteti i Shkodrës u trondit nga një breshëri të shtënash me armë ku mbeti një i vdekur dhe një i plagosur.

Viktima është Fatos Ferracaku, 31 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spital ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj, jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img