Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja në Peqin, lirohet ish-drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe 10 policët e tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja në Peqin, lirohet ish-drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe 10

Lirohet nga burgu ish drejtori i Burgut të Peqinit së bashku me 10 zyrtarët e tjerë të cilët ranë në pranga pas ngjarjes së ndodhur më 15 dhjetor ku i burgosuri Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin.

Raportohet se vendimi për lirimin e policëve që ishin në detyrë në burgun e Peqinit gjatë kohës që ndodhi vrasja është marrë nga Apeli i Juridiksionit te Përgjithshëm.

Mes të arrestuarve të cilët janë liruar është dhe ish-drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha. Në dëshminë e tij Hoxha ka thënë se Sokol Mjacaj kishte futur armën në qeli para një muaji dhe e kishte fshehur në kutinë e qumështit. Më tej Kamber Hoxha tha se gjatë bisedës që kishte bërë me Mjacajn ky i fundit i kishte thënë se ekzekutimin e Arben Lleshajt e bëri pasi mori vesh vesh lajmin se do të hynte në 31-Bis.

Masa “arrest me burg”

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër

Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç

Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire

Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

Masa “detyrim paraqitje”

Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç

Më poshtë dinamika e vrasjes në burgun e Peqinit sipas Prokurorisë së Elbasanit

Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambientet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja.

Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara. Prej ditës së djeshme, është artikuluar në media se i riu nga Dukagjini mund të jetë paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar brenda në burg Arben Lleshin.

Kjo përforcohet dhe nga fakti se dje para ngjarjes, ministri Manja ka deklaruar se kishte firmosur urdhrin për transferimin e autorit në regjimin special “41 BIS”.

Pavarësisht se u tha se pistoleta që Sokol Mjacaj kishte në qeli mund të ishte futur atje me dron, dyshohet se arma ka kaluar dorazi dhe e plotë. Pra, arma ka kaluar rregullisht sikur të ishte mjet i lejuar në një burg të sigurisë së lartë dhe e pa copëzuar.

Ngjarja e rëndë ka nxjerr në pah dhe një problematikë tjetër në këtë burg. Një pjesë e kamerave të sigurisë dhe e skanerit nuk punonin prej kohësh. Kjo ka krijuar hapësira, ndoshta, dhe për të dënuarit e tjerë për të futur sende të palejuara në qelitë e tyre.

Sokol Mjacaj ka deklaruar në dëshminë e tij para kryeprokurorit të Elbasanit se vrasjen e Lleshit e kishte kryer pasi ai nuk e kishte pranuar në sektor.

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur para 20 ditësh apo një muaj”, është shprehur autori i të shtënave në Burgun e Peqinit. Megjithatë, ky mbetet vetëm një pretendim i Sokol Mjacaj, pasi grupi hetimor ka dyshime mbi vërtetësinë.

LEXO EDHE: Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj merret në pyetje në policinë e Elbasanit

LEXO EDHE: Vrasja në Peqin, emërohet drejtori i ri burgut

LEXO EDHE: “E bëra kur mora vesh lajmin që u futa në 41-Bis!” Hoxha rrëfen bisedën me Mjacajn

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese