Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja në Patos, flet kryeplaku i fshatit: Familjet para disa vitesh kanë pasur konflik për tokën, si e gjetëm viktimën në qendër...

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja në Patos, flet kryeplaku i fshatit: Familjet para disa vitesh
Fier Haxhi Qosaj

Kryeplaku i fshatit Kasnicë në Fier Haxhi Qosaj ka folur në lidhje me sherrin mes dy familjeve ku u qëllua me thikë dhe më pas ndërroi jetë në spital Përparim Seati, nga autori Alionid Saliu.

Qosaj ka treguar se mes familjeve Saliu dhe Seati kishte pasur një konflikt 5-6 vite më parë për një sipërfaqe toke ndërsa shton se viktima dhe nipi i autorit ishin zënë disa vite më parë, për arsye të tjera dhe jo për tokën.

“Autori i vrasjes pretendonte se ka zënë një cop toke pa tapi. Në koperativë ajo tokë qenë e mbjellë me kumbulla dhe i dhanë nja tre rrënjë, por pa i hedhur në tapi. Tani pretendonin se ia dha komisioni. Unë ankesë nuk kam patur nga njëri që të më thonin më kanë zënë tokën. As nga banorët as nga dy palët s’kisha dijeni.

Unë për këtë rast s’kisha asnjë lloj dijenie. Probleme ka në përgjithësi por për këtë rast s’kisha dijeni”, tha ai.

Më tej ai ka treguar se si kanë gjetur vitktimën pas sherrit.

“Përparimim e gjetëm këtu. Në qendër. Erdhi një makinë e mori dhe më pas e dërgoi në spital. Autori ka qenë i kthyer nga Greqia. Probleme të tjera s’ka patur tani. Para 6-7 vjetësh ka qenë një zënkë, por me nipin e autorit. Sherri i parë është bërë për rrugë, ndërsa tani ka ndodhur për kumbulla. Për 700 metra tokë, ose e shumta 1 dynym”, shprehet kryeplaku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll