
Kanë kaluar dy ditë nga atentati mafioz, ku mbeti i vrarë, 40-vjeçari Entjan Nikulaj, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.
Pasi e qëlluan me breshëri plumbash, teksa 40-vjeçari ishte në makinë, autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë tip BMW ngjyrë gri, me targa të vjedhura, AB 138 HT.
Kjo targë është raportuar e vjedhur më 29 nëntor në Tiranë, në zonën e Kombinatit. Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, pranë aeroportit në Rinas u gjet në flakë një automjet, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar të atentatit.
LEXO EDHE: Vrasja në Lezhë, si nisi hasmëria mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj
Ka dyshime se autorët janë larguar në drejtim të Kurbinit, pasi kanë qëlluar ndaj 40-vjeçarit. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për identifikimin, kapjen dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen. Pas marrjes në pyetrje, ata janë lënë të lirë. Burime bëjnë me dije se Nikulaj është mbajtur në vëzhgim për disa ditë nga atentatorët pasi makina tip “BMË” gri është kapur nga kamerat e sigurisë.
Nga ekspertiza mjeko ligjore ka dalë se turpi i Nikulajt është prekur nga 7 plumba kryesisht në shpinë dhe shpatull, dhe 2 prej tyre i kanë prekur organet jetësore.
Shkaqet e këtij atentati nuk dihen ende. Por dyshohet se ekzekutimi i Entjan Nikulajt mund të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes, megjithatë deri më tani policia ka qenë e rezervuar për të dhënë një pistë konkrete.
Entjan ose ndryshe Eno Nikulaj, është kushëri (djalë xhaxhai) i Ardian Nikulajt, i cili u vra më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin. Ky i fundit u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj, raporton neësbomb.al.
Ndërkohë, më 19 Korrik po të këtij viti, i ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë mbeti Nikolin Lekstakaj. Sipas burimeve për mediat, Entjan Nikulaj, ishte një prej personave të dyshuar në këtë ngjarje. Shkaqet e këtij atentati nuk dihen ende. Por dyshohet se ekzekutimi i Entjan Nikulajt mund të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj, megjithatë deri më tani policia ka qenë e rezervuar për të dhënë një pistë konkrete.
Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.