Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja në Kavajë: Viktima me precedent penal, autori doli para pak kohësh në emision

Shkruar nga Newsbomb

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sot Lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës.

60-vjeçari Xhevdet Leçini ka qëlluar me armën e gjahut 29-vjeçarin Marius Ismaili, dyshohet pas një konflikti të çastit gjatë kohës kur të dy kanë qenë të dehur.

Por si autori dhe viktima nuk janë emra të panjohur për publikun. 29-vjeçari Marius Ismaili ka qenë i dënuar për plagosje dhe është liruar disa muaj më parë.

Ndërsa autori, 60-vjeçari Xhevdet Leçini pak kohë më parë u shfaq në emisionin “Me zemër të Hapur”, pas një konflikti me familjarët. Ai është babai i dy fëmijëve me disa martesa të dështuara. Në emision ai akuzoi burrin e motrës se i kishte përdhunuar gruan.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll