Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja në Kamëz, arrestohet njëri nga autorët e dyshuar (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet një person i dyshuar për ngjarjen në Kamëz, ku dy persona të armatosur u futën në një mini-market për të grabitur dhe lanë të vrarë pronarin, Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij, Merita Buci.

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e dy autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz. Burime të policisë bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë nga Burreli.

Ndërsa mësohet se është ndaluar një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen me pasojë vrasjen.

Dy ditë më parë, në lagjen “OSBE” të Kamzës dy persona të armatosur tentuan të grabisnin një dyqan të familjes Buci. Autorët kërkuan paratë, por u përballën me refuzimin e pronarit, 52-vjeçarit Agim Buci.

Në këtë moment, grabitësit qëlluan me armë Agim Bucin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe plagosën në këmbë bashkëshorten e tij Merita Buci, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë skena e krimit u pa edhe nga djali i tyre i mitur, 6 vjeç i cili ishte në dyqanin e prindërve që ndodhet ngjitur me banesën e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu