Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Vrasja në ish-bllok/ Pasi u lirua, Ervin Mata kërkesë Prokurorisë së Tiranës: Dua të…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d9790e1e108f3dbcc6d661cb68744fc8

Ervin Mata i cili u përfshi në vrasjen në zonën e ish-bllokut më tetorin e vitit të kaluar, i ka dërguar një kërkesë prokurorisë së Tiranës.

Mata ka kërkuar të japë shpjegime për ngjarjen e 4 tetorit ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. 

Sherri fillimisht ka nisur mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia.

Mata u vetëdorëzua 10 ditë më parë ndërsa Bilo vazhdon të jetë ende në kërkim. Asokohe u tha se “mollë sherri” për ngjarjen ishte këngëtarja Elvana Gjata, e cila ishte e fejuara e Ervin Matës. 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img