Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja në ish-bllok, lirohet nga burgu miku i Ervin Matës

Shkruar nga Newsbomb

Është liruar nga burgu miku i Ervin Matës, Fabiol Alushi i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit në ish-bllok.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën 'detyrim paraqitje' për Alushin i cili u arrestua dy ditë më parë.

Ai ishte shpallur në kërkim pas përpasjes me armë në një lokal në ish-Bllok, mes grupit të Ervin Matës, dhe Ervis Martinajt.

Në momentin e konfrontimit fizik që degjeneroi në përplasje me armë, Fabiol Alushi ishte në tavolinë me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe Mervjol Bilon, komandon që ishte njëkohësisht truprojë dhe kushëriri i këngëtares.

Fillimisht u tha se shkak për përplasjen me armë ishte një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, por tashmë pista më e mundshme është ajo e përplasjes për shkak të pazareve të drogës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese