Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja në Fier, krushqia e prishur dyshohet se çoi në ekzekutimin e 41-vjeçarit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja në Fier, krushqia e prishur dyshohet se çoi në

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier, ku u ekzekutua 41-vjeçari Elton Javori.

E teksa nuk ka shumë informacione për ngjarjen, dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye banale. Dyshohet se 41-vjeçari është vrarë me pistoletë pas një krushqie të prishur.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë folur edhe fqinjët e 41-vjeçarit, të cilët e cilësojnë si një djalë të edukuar dhe të sjellshëm. Një nga fqinjët tregon se ka dëgjuar krismat, kur personi i paidentifikuar ende qëlloi me armë Elton Javorin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”, u shpreh banori.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia për ngjarjen.

Ndërsa më herët drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se e dinë se kush është autori dhe se FNSH ka ngritur pika kontrolli për ta arrestuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese