Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja në Fier/ Elton Javori iu kundërpërgjigj Gashit, i gjendet arma në “Porsche”

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fierit, ku Agim Gashi vrau me armë zjarri 41-vjeçarin Elton Javori.

Burime për mediat bëjnë me dije se në momentin që Agim Gashi e ka qëlluar, viktima i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Ashtu si dhe u bë me dije më herët, automjeti i autorit tip “Mercedes Benz”, iu afrua mjetit tip “Porsche”  me të cilën viktima po qarkullonte.

Në momentin që dy mjetet u vendosen paralel Agim Gashi e qëlloi 41-vjeçarin me pistoletë. Sipas asaj që thuhet në media, referuar burimeve prane policisë, mësohet se në momentin që Gashi e qëlloi, Elton Javori iu kundërpërgjigj, por s’mundi të qëllojë autorin.

Nga plumbat që janë shkrepur ndaj 41 vjeçarit, një plumb në kokë ka rezultuar fatal për të duke i shkaktuar vdekjen. Pranë viktimës është gjetur edhe arma pistoletë me të cilën iu kundërpërgjigj të shtënave të autorit.

LEXO EDHE: Vrasja në Fier/ Elton Javori iu kundërpërgjigj Gashit, i gjendet arma në “Porsche”

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes ku Agim Gashi ekzekutoi me armë zjarri Elton Javorin. Më herët, newsbomb.al solli dhe pamjet ku dukej qartë momenti kur autori qëlloi të ndjerin nga makina në makinë. Autori ndodhej në automjetin tip Mercedes Benz, ndërsa Elton Javori në automjetin tip Porsche Cayene. Ata kanë ecur paralel, me shpejtësi minimale krah njëri-tjetrit, kur autori e ka qëlluar pa dalë nga makina e tij.

Makina me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes

Javori, i plagosur ka lëvizur edhe për disa metra, por më pas nuk ka mundur më. Plagët rezultuan fatale për 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.  Hetuesit janë duke vijuar punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë deri më tani dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë një krushqie e prishur mes dy fiseve. Viktima dhe vëllai kanë qenë në Gjermani, i kthyer në Fier 2 javë më parë, ndërsa autori Gashi qëndronte në Fier dhe njihej si person problematik.

Autori i ngjarjes

Autori i ngjarjes

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese