Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Vrasja në Elbasan, Meta: Tensionin e frymëzon Edi Rama! I them hajde në Vlorë të dalim para gazetarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta për herë të dytë ka refuzuar të komentojë krimin e rëndë në qytetin e Elbasanit, duke thënë se nuk është i informuar pasi ishte në udhëtim.

Meta tha nga Vlora, se është kryeministri Edi Rama ai që sipas tij nxit tension. Megjithatë kreu i shteti komentoi plagosjen e djeshme në Kavajë, duke thënë se ishin persona me pushtet ata që hynë në zyrën elektorale të PD-së.

“Dihet se nga vjen gjithë ky tension, vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Sepse ai ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pasi asgjësoi zgjedhjet e lira dhe të ndershme në PS, mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Po të kishte patur model tjetër nuk i bënte këto. Kam një pyetje për ju, ku ndodhi ngjarja në Kavajë? Ndodhi brenda zyrës elektorale të PD. Kush hyri aty brenda? Drejtori i Bashkisë, një narko-trafikant, por shyqyr zotit spati viktima. Për Elbasanin nuk mund t’ju them, sepse kam qenë në udhëtim, por konflikti herën e parë pse ndodhi? Duhet të ishte shmangur. Thoini PS-së po të doni hajde verini ato posterat, se sa më shumë të dalë i tregon shqiptarëve çfarë çmendie kanë përjetuar gjatë këtyre viteve. Unë i them hajde me mua para gazetarëve të Vlorës, dhe thuaj kë takoj unë të dyshimtë?”, deklaroi Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img