Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Vrasja në Elbasan, Balla: Pjerin Xhuvanin e njihja, ishte besimtar ortodoks, kur e takova për herë të fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla në një intervistë për emisionin ‘’Frontline’’ ka folur për viktimën e vrasjes në Elbasan, Pjerin Xhuvanin.

Balla thotë se Xhuvanin e njihte, madje muajt e fundit kishte biseduar disa herë për transferimin e eshtrave në Elbasan të Shën Joan Vladimirit, ndërsa thotë se Xhuvani ishte besimtar ortodoks i angazhuar.

Balla e cilëson vrasjen e Elbasanit si një skenar të njëjtë me ‘21 janarit’, ndërkohë që zbulon se edhe Xhuvanin herën e fundit që e takoi ishte në Manastirin e Shën Joan Vladimirit.

Taulant Balla: PD sapo ka bërë të njëjtin kërcënim në një qark tjetër, Meta e ka bërë në Vlorë. Çdo përfaqëues i PD po ngre pretendime për integritetin e zgjedhjeve.

Pyetje: A kanë frikë qytetarët?

Taulant Balla: Qytetarët e Elbasanit e kuptojnë se shteti është në këmbë, shteti është në këmbë, fakti që drejtësia e Policia ka arritur të ndalojnë gjithë grupin kriminal. Autori është falangë, ndërsa urdhëruesit një pjesë janë arrestuar. Keni parë që kishte punonjës policie që janë larguar nga Policia për vepra të rënda penale, njëri ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Ke të bësh, një ndërlidhje mes punonjës policie të cilët janë larguar nga Policia për vepra të rënda kriminale. Ajo që bëri Bardhi duke përdhosur xhenazen në mes të rrugës, mori në mbrojtje vrasës. Kemi të bëjmë me të njëjtin skenar të 21 janarit. Thiak me helm, pistoleta çadër. E njëjta përpjekje. Sepse gjithçka është, kam besim që Prokuroria duhet të ketë sekuestruar dhe pamje filmike. Kur ky person qëllon mbi policë, dhe ajo që është e rënda, janë vendosur nën breshërinë e armëve të PD. Z.Xhuvani është një figurë e njohur politike në Elbasan, ngriti strukturën e LSI, ak qenë në koalicion me PD, në kuadër të PDK. Gjatë muajve të fundit kam biseduar disa herë për një çështje që së bashku e realizuam. Ishte transferimi në Elbasan i eshtrave të Shen Joan Vladimirit, ishte besimtar ortodoks shumë i angazhuar. Dhe që nuk gjej dot fjalë t’i shpreh ngushëllime. Në ceremoninë e dorëzimit, në Manastir, ka qenë hera e fundit që e kam takuar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img