Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja në Durrës, flet familja që donte për nuse vajzën: I ati s'donte ta fejonte

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar në Shënvlash të Durrësit, ku fëmijët vranë dhe groposën babain, Pëllumb Meta 50 vjeç.

Fëmijët prej ditës së djeshme që e vërteta doli në dritë janë shprehur se shkak kanë qenë debatet që kanë pasur, por edhe se babai donte të fejonte pa dëshirë vajzën 19-vjeçare, Hygerta Meta.

Ne foto Hygerta Meta Ne foto: Vajza Hygerta Meta

Por si duket as kjo nuk është e vërtetë pasi policia ka marrë dëshminë e familja me të cilën pritej që familja Meta të lidhte krushqi.

Ata janë shprehur se kishin dëshirë që të merrnin vajzën 19-vjeçare për djalin e tyre, por që vetë Pëllumb Meta nuk ka qenë dakord pasi është shprehur se vajza do të shkollohej dhe se nuk do ta fejonte tani. Deklaratën e kanë dhënë shtetasit  O Q. , R. Q. E. Q.

Kujtojmë që fillimisht u raportua se Pëllumb Meta ishte zhdukur, më pas u raportua se Meta ishte vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, pasi i ati dëshironte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj me një emigrant.

Lexo edhe: Dëshmia tronditëse e djalit të Pëllumb Metës: Babi po flinte kur e qëllova me 4 plumba! E mbështollëm dhe e groposëm në kasolle

Policia zbardhi ngjarjen, ku rezultoi se Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, ka qëlluar me 4 plumba babain duke e lënë të vdekur, ndërsa me motrën, 19-vjeçaren Hygerta Metën e kanë groposur trupin. Dijeni për ngjarjen kishte edhe vëllai tjetër, i cili ndihmoi që të largonin makinën, që të dukej sikur i ati ishte zhdukur.

Në lidhje me ngjarjen  Policia e Durrësit ka arrestuar në kushtet e flagrancës tre fëmijët e familjes Meta, djalin e madh Hysen Meta të akuzuar për vrasje, vajzën 19 vjeçare Hygerta Meta e akuzuar për bashkëpunëtore, djalin 21 vjeçar Amarildo Meta për përkrahje të autorëve të krimit dhe ka proceduar nënën, Blerina Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese