Hapësire reklamuese

Politikë

Vrasja në “Don Bosko”, Sali Berisha ia hedh fajin kryeministrit Rama: Rendi në narkoshtet është në duart e bandave të tij

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja në “Don Bosko”, Sali Berisha ia hedh fajin kryeministrit

Sali Berisha ka fajësuar kryeministrin Edi Rama për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në “Don Bosko” në kryeqytet, ku një person mbeti i vdekur dhe 4 të tjerë u plagosën pasi ndaj tyre u qëllua me armë zjarri.

Sipas Berishës, rendi në narkoshtet është në duart e bandave të Ramës, ndaj si zakonisht policia vetëm do të njoftojë se diku ka gjetur një makinë të djegur, ndërsa Rama do mburret se rendi është i garantuar dhe kriminelët po vrasin njëri-tjetrin.

Postimi i Berishës:

Bresheru kallashi, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur ne nje lokal ne Tirane.

Rendi ne narkoshtet eshte ne duart e bandave te tij.

Miq, mediat njoftojne se rreth ores 16:00 ne Don Bosko u qellua me bresheri kallashi drejt nje lokali nga te cilat mbeti i vdekur qytetari Erion Çela dhe mbeten te plagosur kater qytetare te tjere!

Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur se shpejti narkoplocia do na njoftoj se gjeti diku nje makine te djegur. Kurse kreu i meduzes do mburret se rendi eshte i garantuar dhe se kriminelet po vrasin njeri tjetrin. E verteta eshte se ne narkoshtet ligji dhe rendi jane ekskluzivitet i bandave te lidhura me qeverine! sb

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu