Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vrasja në burgun e Peqinit, “të burgosurit VIP” në Durrës transferohen në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja në burgun e Peqinit, “të burgosurit VIP” në

Ngjarje e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit është bërë shkas për transferimin e Lefter Kokës, Vangjush Dakos dhe Allqi Bllako në burgun e Fierit.

Transferimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Ata më parë kanë qëndruar në burgun e Durrësit, por që nga rritja e sigurisë në burgje janë marrë masa për transferimet.

Ndërkohë, vendimi mësohet të jetë marrë mbrëmë gjatë natës, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Kujtojmë se pak ditë më parë u cënua rëndë siguria e burgut të Peqinit, pasi i burgosuri Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Për neutralizimin e situatës u desh edhe ndërhyrja e forcave RENEA, të cilët shkuan në vendngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese