Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja në burgun e Peqinit, Manja urdhër të prerë: Të kalohet në sigurinë më të lartë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja në burgun e Peqinit, Manja urdhër të prerë: Të

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është nisur për të shkuar drejt burgut të Peqinit për të parë nga afër situatën.

Në burgun e Peqinit sot ndodhi një situatë kaotike, me armë zjarri dhe përleshje mes të dënuarve përjetë, nga ku mbetën 2 të plagosur dhe një i vrarë.

Mësohet se mënjeherë pas ngjarjes, Ulsi Manja ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë.

LEXO EDHE: ZYRTARE: Autori i të shtënave është Sokol Mjacaj, po merret në pyetje nga prokuroria

Çfarë ndodhi sot në burgun e Peqinit

Sokol Mjacaj i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë me dron nisi sot një sherr duke qëlluar me armë zjarri në ambientet e ajrosjes së burgut. Sokol Mjacaj qëlloi sot për vdekje me armë zjarri Arben Lleshin, ndërsa I plagosur mbetën Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Pas të shtënave Mjacaj është neutralizuar dhe aktualisht po merret në pyetje nga prokuroria. Burime për mediat bëjnë me dije se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni.

Këto dyshime ende nuk janë konfirmuar nga hetimi. Mirëpo, kjo ngjall dyshime të forta se ngjarja ka qenë e mirëorganizuar nga persona të tretë jashtë burgut. Deri më tani historia e krimit ende nuk është qartësuar, por Ministria e Drejtësisë bën me dije se situata është normalizuar.

LEXO EDHE: U vra me porosi brenda burgut, Arben Lleshi ekzekutoi dhe dogji shqiptarin në Angli

Sokol Mjacaj  i cili po vuan dënim me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit për vrasjen e dy turistëVE çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, më 4 korrik 2015 do të vendosej në regjimin e posaçëm 41 bis me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Paraprakisht raportohet se në Burgun e Peqinit shpërtheu një sherr në ambientin e ajrosjes mes tre personave të dënuar përjetë. Nga ky konflikt, është përdorur dhe arma e zjarrit dhe i vdekur raportohet se ka mbetur shtetasi Arben Lleshi, një shqiptar i transferuar nga burgjet e Londrës me një dënim 32 vite mbi supe.

Lleshi ka vrarë me armë një shqiptar në Angli dhe në vitin 2016 i është dorëzuar Shqipërisë.

Ai ka marrë armën e shërbimit të një efektivi policie dhe ka qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve paraparke nga konflikti me armë zjarri ka ndërruar jetë Arben Lleshi dhe është plagosur rëndë Ilir Xhakja.

Lexo edhe: Sherri i përgjakur në Peqin, kush janë 3 të dënuarit që u përfshinë në konflikt

LEXO EDHE: FOTOLAJM/ Drejtuesit e Policisë me urgjencë drejt Burgut të Sigurisë së Lartë Peqin

Lexo edhe: RENEA mbërrin në burgun e Peqinit, arma u fut me dron

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese