Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Vrasja në Bulurat, Idrizi: Kundërshtuam ngritjen e varrezave greke për të parandaluar ngjarje të tilla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish sot për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Bularat ku mbeti i vrarë minoritarii grek Kostandinos Kaçif.

Idrizi u shpreh se për shume arsye por dhe që të parandaloheshin ngjarje të tilla PDIU e kemi kundërshtuar ngritjen e Varrezave të Ushtarëve Grekë që erdhën si pushtues në teritorin e Shqipërisë.

“Ngritja e këtyre varrezave  dhe dhenia e Statusit te Varrezave Historike dhe shndërrimi i tyre në vend Pelegrinazhi cdo vit, kanë gjallëruar qarqet ekstremiste Greke të Vorio Epirit si në rastin e djeshëm, por dhe të patrioteve shqiptar të cilëve u hiqet e drejta e protestës dhe ndalohen nga policia “ u shpreh Idrizi.

Më tej ai u shpreh se festa e Greqisë mund të festohet në Greqi e jo me ekstremiste të importuar në varre imagjinare ushtarësh pushtues greke dhe që  lëvizin të lirë duke rrezikuar integritetin tonë.

Referuar 35-vjecarit të vrarë nga RENEA, Idrizi u shpreh se ky është rasti për të  ngritur alarmin për Institucionet e sigurisë Kombetare , se si është  e mundur që persona të tillë që në profilet e tyre e tregojnë hapur që jane ushtarë të Vorio – Epirit nuk ndalohen.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img