Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Vrasja në Bllok/ ‘Eja me armë’, zbulohet MESAZHI në telefonin e Fabian Gaxhës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qëndrimi në qelitë e paraburgimit vë në rrezik jetën e Elion Hatos. Ai duhet të mbahet në ambjentet e një spitali civil, ku mund të marrë shërbim të specializuar. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e Mjekësisë Ligjore, për gjendjen e Eljon Hatos, një prej të plagosurve në ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllokut.

Hato i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kërkon të trasferohet në një spital në Turqi, ku mund të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tre plumbave që ka në trup.

Ndërkaq, gjykatësi Artan Gjermeni e ka administruar në dosje ekspertizën mjeko-ligjore, por nuk ka dalë ende me një vendim.

Lidhur me ngjarjen e ish bllokut, prokuroria ka administruar në dosje një tjetër provë. Bëhet fjalë për ekspertizën e telefonit të viktimës, Fabian Gaxha, i cili ishte pjesë e grupit të biznesmenit Ervis Martinaj. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se në aparatin celular janë zbuluar disa komunikime në ËhatsApp mes Gaxhës dhe Elion Hatos. Me screen-shotin e një mesazhi të ardhur në telefonin e tij, dërguesin e të cilit është duke e hetuar prokuroria, Hato i ka kërkuar Gaxhës të vijë menjëherë në lokal Monopol i pajisur me armë.

Ashtu sikurse rezulton në dosje, pak minuta më pas Gaxha ka hyrë në lokal dhe është konfliktuar me komandon Meviol Bilo, që shoqëronte biznesmenin Ervin Mata. Në debat e sipër 26 vjecari ka qëlluar më armë. Sulmit i është kundërpërgjigjur komando Bilo, duke e lënë atë të vrarë, ndërsa të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Elion Hato, të cilët u ndaluan në spital dhe vijojnë të mbahen nën masën e arrestit me burg.

Kujtojmë se në kërkim për ngjarjen janë tashmë vetëm biznesmeni Ervin Mata dhe komando Meviol Bilo. Të arrestuarit e tjerë janë liruar nën masën e detyrimit për paraqitje.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img