Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vrasja makabre e Endri Mustafës në Shkodër, policia merr në mbrojtje 15-vjeçarin që tregoi vrasësin (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka vendosur të marrë në mbrojtje 15-vjeçarin E.M., i cili tani ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai konsiderohet si dëshmitari kyç i vrasjes së komshiut të tij Endri Mustafa te zona e Livadheve në Shkodër.

Për këtë ngjarje ai ka thënë se ishte ai që e lajmëroi viktimën të dilte nga shtëpia, shkuan me makinë deri në një farë vendi, dhe më pas ka zbritur ndërsa Mustafën e çuan te Livadhet dhe e vranë. Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri ka thënë se vrasësi është Ibrahim Lici, ndërsa babai i këtij të fundit, Mustafa Lici disa ditë më parë drejtoi gishtin nga 15-vjeçari E.M,.

Ky i fudnit për shkak se është nën moshë mbahet në paraburgim, në një ambient që shërben edhe për rehabilitimin e të miturve që përfshihen në krime. Dosja penale për vrasjen e Endri Mustafës po hetohet nga prokurori i Shkodrës, Gëzim Spahiu.

Endri Mustafa u largua nga banesa mbrëmjen e 15 majit 2021, rreth orës 22:00. 24 orë më pas bashkëshortja e tij Ingrid Mustafa, ka bërë kallëzim në polici se 32-vjeçari ishte zhdukur. Gruaja ka treguar dhe bisedën e fundit që Endri, kishte bërë me nënën e tij dhe kjo e fundit e kishte paralajmëruar të mos merrej me 15 vjeçarin, duke i kujtuar një bisedë të vjetër që para një viti, ai kishte treguar se kishte marrë 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë tjetër.

Më shumë

spot_img
spot_img