Ka folur për herë të parë për togat e zeza Taulant Pasho, djali i Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën disa muaj më parë të vrarë dhe eshtrat e tyre të futura në një valixhe.
Gjatë marrjes në pyetje në Como me prokuroren Ornella Galeotti, ai u pyet edhe për lidhjen që kishte me Elona Kaleshi, e cila së bashku me vëllain e saj Denis Kaleshi, akuzohen si autorët kryesorë të kësaj ngjarje të tmerrshme.
33-vjeçari u shpreh se nuk e dinte se Elona Kaleshi ishte shtatzënë, duke përjashtuar kategorisht që fëmija të ishte i tij.
Mediat italiane raportojnë se ndër të tjera Taulant Pasho është shprehur se prindërit e tij kur kishin shkuar në Itali kishin me vete një shumë të madhe parash që e kalojnë atë të 10 mijë euro. Ai ka rrëfyer se pak ditë pas zhdukjes së prindërve e dashura i ka thyer Taulantit një shumë të madhe parash që ia kishte marrë borxh.
Në lidhje me zhdukjen e prindërve ai ka tregur se nuk kishte telefonuar policinë se kishte frikë se mos e arrestonin, por kishte lënë motrat e tij që të merreshin me këtë çëshjte.
Aktualisht Taulant Pasho ndodhet në një burg në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Kujtojmë që çifti Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano.