Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Vrasja makabër e çiftit Pasho në Itali, gjenden gjurmë gjaku në shtëpinë e Elonës, çfarë dyshon policia

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5b2ba90a918a2f896e8ca68e9dde502e

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre e çiftit Pasho në Itali. Grupi hetimor kanë arritur që të mbledhin disa gjurmë në apartamentin e Elona Kaleshit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet kanë gjetur njolla gjaku, që dyshohet se i përkasin çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Dyshohet se njollat e gjakut mund të jenë nga thika, sharra që janë prerë truopat ose nga larja e duarve. Këto shenja gjaku mund të zbardhin ngjarje pasi mund të çojnë tek viktimat ose tek ata që janë përgjegjës për vrasjen e dyfishtë.

Provat e ADN-së mund të tregojnë nëse Elona Kaleshi është përgjegjëse për vrasjen. 

Ndërkohë që seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet pasi i biri i çiftit Pasho Taulant Pasho, i dyshuar edhe ai për përfshirje në krim gjendet i burgosur në Zvicër dhe nuk është kthyer ende.

Çifti shqiptar kishte mbërritur një muaj para zhdukjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin, i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor, por kontaktet e fundit të bashkëshortëve ndërpriten në datën 1 nëntor.

Nën hetim janë Elona Klaesha, Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img