Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Ilir Hidrit në Ekuador, Remzi Azemi arrestohet në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Ilir Hidrit në Ekuador, Remzi Azemi arrestohet në

Remzi Azemi, shetats i Kosovës, i cili kërkohej nga Interpoli për trafik droge dhe  për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri në Ekuador në maj të vitit 2017 është arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

Azemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Siç raporton  gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim. Ilir Hidri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge nga Amerika Latine në Europë.

Kush është Remzi Azemi

Remzi Azemi, i shpëtoi atentatit mafioz të ndodhur në nëtor të 2017-ës në Guajajakil. Remzi Azemi nuk  është emër i panjohur për policinë Ekuadoriane Ai  dyshohet se ishte përfshirë në trafik droge, pjesë e grupit të shqiptarit Ilir Hidri, 39 vjeç, i cili u vra në vitin 2017 në jugperëndim të Buenos Aires, pas prishjes së pazareve për lëndët narkotike.

Në vitin 2014 grupi i përbërë nga 12 anëtarë u kap me 277 kilogramë  kokainë në tre operacione të ndryshme, në të cilat u arrit të sekuestroheshin 3 tonë drogë të forta. Në operacionin e koduar “Ballkani” antidroga ekuadoriane goditi grupin e përbërë nga shqiptarë, kosovarë, ekuadorianë, por edhe Grekë.

Ndërhyrja e policisë u shtri në tre qytete në Guayaquil, Duran dhe Samborondon ku u sekuestruan 277 kilogramë kokainë, 104 marijaunë, 27 kilogramë heroinë 38 mijë dollar 32 mijë euro 7 automjete dhe dy armë zjarri.

Në pranga në Qershorin e vitit 2014 ra dhe Remzi Azemi së bashku me dy shqiptarë të tjerë Pelivan. R dhe Lulezim M. Së bashku me ta u arrestuan dhe 9 persona të tjerë mes tyre dhe një nga Greqia.

Sipas autoriteteve Ekuadoriane grupi e siguronte kokainën në kufirin e Kolumbisë dhe Perusë. Sapo ngarkesat mbërrinin, ato fshiheshin në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve. Pas ndërhyrjes së policisë veç drogës u sekuestruan dhe 8 automjete, të cilat përdoreshin nga trafikantët për të shpërndarë kokainën.

Ende nuk dihet se si Azemi ka arritur të dalë nga burgu në kaq pak kohë, por sipas autoriteteve, mendohet se atentati ndaj tij ka të bëjë me trafikun dhe përplasjen e grupeve rivale që operojnë në Ekuador.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese