Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Vrasja e vëllait të Talo Çelës, RENEA bastis disa shtëpi në Elbasan, shoqërohen disa persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ed5ef1e6fca088fb76c0827ffde17ac4

Mëngjesin e sotëm në Elbasan mbeti i vrarë si pasojë e një atentati mafioz Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela.

50 vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga makina tip Mercedes Benz dhe po ulej në lokal për të pirë kafe. Tre autorët kanë qëlluar të gjithë, njëkohësisht, drejt Bujar Çelës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në drejtim të tij janë shkrepur më shumë se 20 plumba, nga dy armë zjarri pistoleta dhe një pushkë. Për 1 minutë autorët kanë shkrehur të gjithë plumbat mbi trupin e Bujar Çelës.

Viktima është qëlluar nga vrasës profesionistë, të armatosur dhe të maskuar, të cilët nuk i kanë lënë mundësi as të reagonte.

Ndërkohë forcat RENEA kanë bastisur disa shtëpi në qytetin e Elbasanit, ndërsa janë arrestuar edhe disa persona të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj 50 vjeçarit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img