Hapësire reklamuese

Bota

Vrasja e vëllait të Kim Jong Un, shpallet fajtore gruaja nga Vietnami

Shkruar nga Newsbomb

Një grua vietnameze e akuzuar në vrasjen e e Kim Jong-nam gjysmë vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u dënua të hënën pasi u shpall fajtore për një akuzë më të vogël se vrasja, atë për shkaktimin e lëndimeve nga mjetet potencialisht vdekjeprurëse.

E pandehura, Doan Thi Huong, 30 vjeçe, ishte një nga dy gratë që hodhën agjentin nervor VX në fytyrën e Kim Jong-nam, vëllait më të madh të Kim Jong-un, në shkurt 2017.

Një gjykatë malajziane e dënoi Doan Thi Huong me tre vjet e katër muaj burgim, duke filluar nga arrestimi i saj në shkurt 2017.

Ajo ka të ngjarë të lirohet në 4 maj, tha avokati i saj. Huong do të ishte përballur me dënimin me vdekje nëse do të gjykohej fajtore për vrasjen.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.