Hapësire reklamuese

Bota

Vrasja e ushtarëve rusë të kapur rob, ministri ukrainas: Ju s’e kuptoni sesi është që një person që njihni të jetë përdhunuar për ditë me radhë…

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e ushtarëve rusë të kapur rob,  ministri ukrainas: Ju

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba është pyetur nga gazetarët në lidhje me video që po qarkullon në media, ku ushtarët ukrainas vrasin ushtarët rusë të akpur rob.

Ai tha se çdo krim i supozuar i luftës nga forcat e tij kundër rusëve do të hetohet, por shtoi se konteksti i mizorive në Bucha duhet të merret parasysh.

"Ju nuk e kuptoni se si ndihet një person kur sheh foto nga Bucha, duke folur me njerëzit që u arratisën, duke ditur se [një] person që njihni është përdhunuar për ditë me radhë," thotë Dmytro Kuleba.

“Ju nuk e kuptoni se si ndihet që ushtarët rus përdhunojnë fëmijë. Ky nuk është një justifikim për ata që shkelin rregullat e luftës në të dyja anët e vijës së frontit, por ka disa gjëra që thjesht nuk mund t'i kuptoni, më vjen keq” tha ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se ushtria ukrainase respekton ligjet e luftës, por shtoi se "mund të ketë incidente të izoluara të shkeljes" që do të hetohen.

Sondazh

Poll