Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Vrasja e turistëve”/ Gjykata e Shkodrës shkurtoi me 6 vite burg dënimin për Mjacajn

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

083c72246e597ff0d8ee28e5789b018e

Sokol Mjacaj është konfirmuar nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e dy turistëve çekë, mbrëmjen e 3 korrikut. I liruar vetëm një muaj më parë nga burgu, 20 vjeçari bëhet sërish protagonist i një ngjarjeje të rëndë.

Në vitin 2013, Gjykata e Apelit në Shkodër ka rishqyrtuar dosjen e vrasjes së një 13 vjeçari me iniciale A.L., për të cilin akuzoheshin shtetasit Edmond dhe Besnik Kodra, si dhe Sokol Mjacaj. Pas ndryshimit disa herë të dëshmive të tij, Apeli vendosi që t’i shkurtojë me 6 vite burg dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Sokol Mjacaj. Nga 10 vite burg i dënuar në Shkallën e Parë, Mjacaj vuajti vetëm 4 vite burg, për tu liruar vetëm 1 muaj më parë. Mjacaj ishte ai që tregoi vendin se ku ndodhej trupi i viktimës.

Sa i përket dy vëllezërve Kodra, Gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm për Edmond Kodrën, i cili e dënonte atë më 11 vite heqje lirie, si dhe ndryshimin e vendimit për vëllain e tij Besnik Kodra nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Gjatë dëshmisë së tij, Mjacaj ka dhënë detaje për mënyrën se si dy vëllezërit Kodra kanë kryer vrasjen makabër, duke torturuar dhe keqtrajtuar 13 vjeçarin, deri sa i kanë shkaktuar atij vdekjen. Sipas Mjacajt, dy vëllezërit Kodra e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë asfiksuar deri sa i mituri ka ndërruar jetë në mënyrën më çnjerëzore.

Pas vendimit të Gjykatës, ka pasur përplasje mes baballarëve të 3 personave të dënuar, pasi i ati i vëllezërve Kodra akuzonte Sokol Mjacaj se kishte dhënë dëshmi të rreme.

Lexo edhe: Sokol Mjacaj autori i vrasjes së turistëve çekë, policia rrethon 20 vjeçarin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img