Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vrasja e trefishtë tek Bulevardi Zogu i Parë, jepet pretenca

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jepet pretenca për të pandehurit në gjyqin mbi vrasjen e trefishtë tek bulevardi Zogu i Parë.

 Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për shtetasin italian Salavatore Letizia, 24 vite për Klevi Docin dhe 34 vite për Marklejan Doci.

Të tre këta persona janë të akuzuar për vrasjen e  trefishtë të ndodhur në Bulervardin Zogu i parë në 27 maj 2015, në të cilën mbetën të vdekur 3 persona, Mentor Lufi (Doçi) Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Ngjarja është vijim i një konflikti të nisur në dhjetor të 2014 ku Mentor Lufi është plagosur me armë zjarri tek stadiumi Dinamo dhe ai ka dyshuar se sulmi është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku pasi mes tyre kishte nisur një konflikt në Holandë.

Më pas në prill të 2015 dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat Durim Sulkut në Ridderkerk të Holandës. Nga veprimet e policisë holandeze tregohet se Durim Sulku gjendej në një makinë Smart kur është qëlluar disa herë nga Markeljan Doçi, i cili shoqërohej nga vëllai Klevi Doçi.

Pas dy muajve më 27 maj 2015, Mentor Lufi dhe dy nipat Markeljan dhe Klevi Doçi si dhe Gerti Goxhaj kane qenë në një lokal te bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë.

Më pas ata kanë hipur në dy makina ku Mentor Lufi ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga Geri Goxhaj, ndërsa dy vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në makinë ku në timon ishte Markeljani.

Sapo kanë hipur në makinë në dy pjesët anësore të makinës së parë, janë aferuar dy persona që kanë qëlluar mbi Mentor Lufin dhe Gert Goxhaj, ku kanë vdekur të dy.

Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve ku përplas njërin prej tyre. Ky i fundit ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë po pa shkaktuar dëmë tek vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi.

Markeljani ka reaguar duke qëlluar derisa Besnik Sulku ka vdekur.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img