Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vrasja e trefishtë te Treni, rrëfehet nëna: Si më vranë dy djemtë, italianin Leticia e kishin vëlla gjaku

spot_img

Lajme të ngjashëm

af94958cec67c7be877d1b750effe590

Me 27 maj 2015 në ‘Bulevardin Zogu I’ mbetën të vrarë shtetasit Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda si autorët e ngjarjes.

Nëna 67-­vjeçare e Besnik Sulkut, një prej tre të vrarëve të ngjarjes dhe e veja e tij dëshmuan dje në Gjykatën për Krimet e Rënda, shkruan “Panorama”.

 Gjysere Sulku dhe Fllanxa Sulku ishin thirrur si dëshmitare të Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve të mësipërm.

 Para trupit gjykues, e moshuara rrëfeu dijeninë e saj për përplasjet e djemve të saj të vrarë, Besnik e Durim Sulku, me anëtarët e familjes Doçi, si edhe marrëdhënien e tyre me Salvatore Letician, i dyshuar si një “killer” i një prej klaneve të organizatës mafioze “Camorra” në Itali.

Sipas saj, ai ishte mik u shtëpisë së tyre dhe vëlla gjaku me një prej djemve të saj. E moshuara pranoi përplasjen e bijve të saj të ndjerë me familjen Doçi, por nuk dha detaje për shkakun e përplasjes.

DËSHMITË E  Gjysere Sulku dhe Fllanxa Sulkut:

Gjysere Sulku ishte dëshmitarja e parë në këtë proces, i cili numëronte dje seancën e 22-­të në radhë. “Unë kam pasur katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Dy djem m’i kanë vrarë. Durimi më është vrarë më 5 prill 2015 në Holandë. Fillimisht, mua më kanë thënë se ishte aksidentuar. Gati 12 ditë më vonë vajti vajza ime bashkë me një prej nipave të mi në Holandë, ku e identifikuan trupin e djalit dhe e sollën në Shqipëri për ceremoninë mortore. Më pas mora vesh që djalin ma kanë vrarë Doçët”, tha Sulku, shkruan “Panorama”

Në lidhje me marrëdhënien e bijve të saj me italianin Leticia, e moshuara rrëfeu:

“E njoh Salvatore Letician. Ai ka shumë kohë që vinte në shtëpinë tonë, sepse djali im Besniku e kishte bërë vëlla gjaku. Ai kishte ardhur disa herë në shtëpi dhe herën e fundit që ka ardhur ka qenë dita kur kishim të 40-­tat e Durimit.

Ai piu kafe, hëngri dhe iku bashkë me Besnikun, nuk e di se për ku. Pastaj na erdhi lajmi që është vrarë dhe Besniku afër Stacionit të Trenit në Tiranë”.

Dëshmitarja tregoi dhe raportin mes familjes së saj dhe familjes Doçi.

“Ne kemi njohje me familjen Doçi, pasi jemi rritur në një lagje në Bulqizë.

Fëmijët kanë qenë pak a shumë e njëjta moshë. Njëherë Mentor Doçi u përplas me tim bir dhe unë kam vajtur te gjyshja e Markelianit dhe Klejvit, me të cilën punoja dhe i kërkova të mbyllej ky muhabet”.

Para Gjykatës, dëshmitarja tha se autorët e dyshuar për vrasjen e të birit i kishte mësuar nga televizioni. “Unë gjithçka ia kam lënë drejtësisë. Di që kanë pasur përplasje, por arsyet e vërteta nuk i di, se nuk më tregonte gjë njeri. Unë dua të zbardhet e vërteta”, tha e moshuara.

 Dëshmitarja tjetër, Fllanxa Sulku, e veja e Besnik Sulkut, konfirmoi dijeninë për njohjen e bashkëshortit të saj me italianin Leticia, si edhe për përplasjet që kishte pasur i shoqi me anëtarët e familjes Doçi.

Skema 3D e ngjarjes së 27 majit 2015: 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img