Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Vrasja e trefishtë në Klos, flet motra e viktimave: I thashë mos u zini për një gardh, kemi babain sëmurë… (DËSHMIA rrëqethëse)

spot_img

Lajme të ngjashëm

9f089b50f22e68024b5af58b492decdb

Një ditë pas vrasjes së trefishtë që tronditi fshatin Xibër të Klosit, ka folur motra e dy viktimave.

Ajo tregon se kishte shkuar te babai pasi ky i fundit ishte sëmurë dhe kishte dëgjuar dy vëllezërit të ziheshin për gardhin. Ajo i kishte kërkuar të mos zihen dhe të vijnë te babai, por kur ishte duke ngjitur shkallët kishte dëgjuar të shtënën e armës.

Sali Dakuci kishte vrarë të vëllain Kujtim Dakuci dhe djali i këtij të fundit Flogert Dakuci ishte hedhur për ndihmë, por autori e kishte qëlluar edhe atë.

Sipas dëshmisë së motrës së viktimave Lifes, rreth 20 minuta më vonë ata kishin dëgjuar një tjetër të shtënë dhe kishin gjetur të vdekur edhe Saliun.

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bëre?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”, rrëfeu mes lotësh motra e dy viktimave për News 24.

hjk.png

hgj.png

hjf.png

cgjhkl.png

Më shumë

spot_img