Janë publikuar rezultatet e ekzaminimit mjeko-ligjor të trupit të Caroline, 20-vjeçares e cila u vra para syve të bashkëshortit dhe foshnjës së saj 11 muajshe në Glyka Nera.
Sipas raportit mjekoligjor, vdekja e 20-vjeçares ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Në raport thuhet se brenda gojës së saj kishte një copë pëlure të cilën autorët e shtynin brenda, teksa në të njëjtën kohë i mbyllën gojën me duar.
Gjithashtu, grabitësi në të njëjtën kohë me gishtin e madh dhe gishtin tregues, i bllokoi hundën. Kështu, vajza nuk mund të merrte frymë, duke humbi jetën në mënyrën më të dhunshmne të mundur.
Në një deklaratë për mediat greke bashkëshorti i të ndjerës tregoi tmerrin që përjetuan. Mes dhimbjes ai rrëfeu se si ishin lutur grabitësve mos i vrisnin.
“Mos i ndodhtë kurrë asnjë njeriu. Policët e dinë mirë punën e tyre, do i kapin. Atë që kalova unë, familja ime dhe familja e gruas sime, mos e kaloftë kurrë asnjë. Ne iu përgjëruam që mos të na vrisnin, ia treguam dhe vendin e parave.”, tha ai.
Kujtojmë se ngjarja e tmerrshme ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme ku grabitësit hynë në shtëpinë e 20-vjeçares. Ata arritën të 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë.
Sipas hetimeve, rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura nga grabitësit, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre.